MJK: Praktika tregon se vaksinat kineze janë të sigurta dhe efikase
2023-01-13 21:31:05


Praktika ka treguar se vaksinat kineze janë të sigurta dhe efikase, tha të premten në një konferencë shtypi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin. Sipas tij, Kina është e gatshme të forcojë komunikimin me bashkësinë ndërkombëtare, për t’iu përgjigjur më mirë sfidave epidemike dhe për të mbrojtur më mirë shëndetin e jetën e popullit. 

Zëdhënësi i diplomacisë kineze i bëri këto komente pasi disa media perëndimore i kanë krahasuar vaksinat e prodhuara nga Kina me ato të vendeve të tjera, si vaksina e “Pfizer”-it. 

Foto: VCG

Foto: VCG

Ai vuri në dukje se Kina është i vetmi vend që zotëron produkte vaksinash me teknologji të larmishme, duke ofruar zgjedhje të shumta për imunizimin bazë dhe imunizimin përforcues të njerëzve. Tani është miratuar përdorimi i 13 vaksinave anti-COVID, që përfshijnë katër teknologji të ndryshme. Kina tani ka vaksina dhe materiale të mjaftueshme mjekësore dhe mund të plotësojë kërkesën e vaksinimit. Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) tha se përqindja e vaksinimit në Kinë është shumë e lartë. Si vaksinat e çaktivizuara, ashtu edhe vaksinat e vektorit viral ose vaksinat mRNA, kanë aftësi të ngjashme për parandalimin e rasteve të rënda të sëmundjes dhe të vdekjeve. Studimet tregojnë gjithashtu se, për grupin e të moshuarve mbi 60-vjeçarë, efekti mbrojtës i tre dozave të vaksinave të çaktivizuara dhe ai i tre dozave të vaksinës mRNA të “Pfizer”-it është i ngjashëm. Vaksinat e çaktivizuara kineze mund të nxisin mirë imunitetin qelizor e kujtesën imune dhe mund të luajnë rol kyç në parandalimin e infeksionit, sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve. Kina gjithmonë e vendos sigurinë e vaksinave në vend të parë dhe vakinat kineze kanë siguri të mirë e nivel të ulët të raportimit të reagimeve negative.

Wang theksoi se aktualisht norma e vaksinimit me doza të plota ka arritur në 92.9 për qind, ndërsa më shumë se 90 për qind e të moshuarve mbi 60-vjeçarë janë vaksinuar. Deri tani Kina u ka ofruar më shumë se 120 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare mbi 2.2 miliardë doza vakinash kundër COVID. Praktika ka treguar se vaksinat kineze janë të sigurta dhe efikase. Kina është e gatshme të forcojë komunikimin e bashkëpunimin me bashkësinë ndërkombëtare, për të përballuar më mirë epideminë dhe për të mbrojtur më mirë shëndetin dhe jetën e popullit, tha ai. (Li Huailiang/Artan)