VCG
Pak kohë më parë, mbi 100 organizata për kontrollin e armëve, mbrojtjen e mjedisit etj. i kanë dërguar qeverisë amerikane një letër, ku e nxitin që të mbajë premtimet e saj dhe të kërkojë falje nga Ishujt Marshall, duke dhënë dëmshpërblim të arsyeshëm për provat masive bërthamore që janë bërë në këta ishuj në vitet ’40 – ’50 të shekullit XX.
Marshallet ndodhen në mes të Paqësorit dhe përbëhen nga mbi 1200 ishuj. Në vitin 1944 ShBA-ja filloi menaxhimin ushtarak dhe në vitin 1947 menaxhimin e autorizuar të këtyre ishujve, ndërsa më 1986 Marshallet shpallën pavarësinë. Sipas njoftimeve të gazetës “Los Angeles Times” në vitin 2019, në periudhën 1946-1958, ShBA-ja ka bërë 67 prova bërthamore në Ishujt Marshall. Posaçërisht më 1 mars 1954, ShBA-ja aktivizoi bombën me hidrogjen më të fuqishme në histori “Castle Bravo”, me një forcë shkatërruese të barabartë me 1 000 bomba atomike si ajo që u hodh në Hiroshimë të Japonisë. E mbijetuara nga kjo provë bërthamore Nerje Joseph kujton që ajo dhe persona rreth saj kanë pësuar djegie lëkure e rënie flokësh dhe shumë kanë vuajtur prej sëmundjeve të rënda si kanceri. Krahas kësaj, mjedisi ekologjik ka pësuar shkatërrime të pakthyeshme, shumë peshq kanë ngordhur, bimët detare kanë humbur ngjyrat e veta dhe shumë vendas janë detyruar të largohen.
VCG
Ndërkohë, ShBA-ja ka hedhur në Ishujt Marshall 130 tonë dhe të ndotur nga poligoni bërthamor në Nevada, thuhet në një koment të CMG-së, duke shtuar që tani, vendi i hedhjes së mbeturinave bërthamore quhet varrezë nga banorët vendorë. Në vitin 2019, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri një vizitë në ishujt e Paqësorit Jugor, duke shprehur shqetësimin që ndotjet bërthamore mund të rrjedhin në det.
Nën trysninë ndërkombëtare, në vitin 1986 ShBA-ja dhe Ishujt Marshall nënshkruan Marrëveshjen e Lidhjes së Lirë, ku ShBA-ja bie dakord t’u japë banorëve vendorë dëmshpërblime për dëmet ekonomike dhe personale. Në atë kohë, ShBA-ja u përpoq të jepte 150 milionë dollarë. Një gjykatë ndërkombëtare arbitrazhi, që u formua në vitin 1988, vendosi që ShBA-ja të jepte 2.3 miliardë dollarë, por kjo nuk u pranua nga Uashingtoni.
“Los Angeles Times” citoi dokumentet përkatëse, sipas të cilave ShBA-ja ka dhënë vetëm 4 milionë dollarë. Në një raport të publikuar nga uebsajtin e Departamentit amerikan të Shtetit vihet në dukje që marrëveshja ShBA-Ishujt Marshall në vitin 1986 mbulon “të gjitha dëmshpërblimet për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen”, duke përfshirë edhe dëmshpërblimet bërthamore. Analistët mendojnë që kjo do të thotë që ShBA-ja nuk dëshiron të paguajë më për Marshallet.
VCG
Në vitin 2022, në sesionin e 51-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, u miratua një rezolutë, ku nxiten vendet përkatëse të mbajnë përgjegjësinë e duhur dhe të ndihmojnë Marshallet të zgjidhin problemin e mbetur nga provat bërthamore. Në një artikull të publikuar në uebsajtin e revistës amerikane “The Diplomat” vihet në dukje që “ShBA-ja duhet të mbajë përgjegjësi për vuajtjet që i ka shkaktuar popullit të Ishujve Marshall dhe të premtojë të mos bëjë më mizori të tilla.”
ShBA-ja është vendi me arsenalin më të madh të armëve bërthamore. Ajo jo vetëm duhet të mbajë përgjegjësinë e dhënies së dëmshpërblimeve për Ishujt Marshall, por edhe duhet të ndalojë veprimet e tanishme të përhapjes së armëve bërthamore. ShBA-ja nuk duhet të shtojë borxhe të reja në listën e vjetër të borxheve të pashlyera, mbyllet komenti i CMG-së.