Kryediplomati: Marrëdhëniet Kinë-Gabon mbeten të forta
2023-01-13 14:54:17

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Marrëdhëniet Kinë-Gabon, të cilat u formuan bashkërisht nga brezi i vjetër i udhëheqësve të të dy vendeve, e kanë përballuar provën e kohës dhe kanë mbetur të forta, theksoi të enjten ministri i Jashtëm kinez Qin Gang..

Ai i tha këto gjatë takimit në kryeqytetin e Gabonit Librëvil me presidentin e këtij vendi Ali Bongo Ondimba. Qin i përcolli gjithashtu presidentit të Gabonit përshëndetjet e ngrohta të presidentit kinez Xi Jinping.

Kreu i diplomacisë kineze shpjegoi kërkesat thelbësore dhe karakteristikat e modernizimit kinez, duke theksuar se Kina do të vazhdojë ta mbështesë Gabonin në ndjekjen e një rruge zhvillimi të përshtatshme për kushtet e veta kombëtare dhe do të shtojë ndarjen e përvojës së qeverisjes dhe ndërthurjen e strategjive të zhvillimit. Kina po ashtu do të nxitë ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë” dhe do të ndihmojë në realizimin e Planit Strategjik për një Gabon në Zhvillim, për të realizuar bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella dhe zhvillimin e përbashkët të të dy vendeve.

Presidenti i Gabonit Ali Bongo Ondimba u shpreh në një mendje me filozofinë e zhvillimit të Kinës dhe tha se mirëpret thellimin e bashkëpunimit të vendit të tij me Kinën, për të krijuar më shumë përfitime për të dy popujt. Ai e vlerësoi Kinën për mbrojtjen e së drejtës në arenën ndërkombëtare dhe për marrjen e përgjegjësive të një vendi të madh.