Kina lëshon alarmin e verdhë për valën e të ftohtit
2023-01-13 16:50:39

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Autoriteti Meteorologjik i Kinës lëshoi të enjten një alarm të verdhë për një valë të ftohti, duke parashikuar rënie të mëdha të temperaturës dhe stuhi në disa rajone të vendit.

Nga mbrëmja e së enjtes deri të hënën në mëngjes, temperaturat pritet të bien me 8 deri në 12 gradë celsius në pjesën më të madhe të vendit, sipas Qendrës Kombëtare Meteorologjike, cituar nga “Xinhua”.

Disa pjesë të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme, Heilongjiang, Jilin dhe Liaoning mund të kenë ulje të temperaturave me 18-20 gradë celsius.

Erëra të forta pritet të godasin disa pjesë të Gansu, Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme, Ningxia dhe Kinës verilindore.

Qendra paralajmëroi ndaj ndikimit të valës së të ftohtit në bujqësi dhe këshilloi njerëzit që të marrin masa paraprake kundër ndryshimit të temperaturës dhe erërave.

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit me katër nivele, të koduar me ngjyra, ku e kuqja përfaqëson motin më të ashpër, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja. (Irma)