Kina rrit përpjekjet për të siguruar prodhimin dhe furnizimin me perime në mes të valës së të ftohtit
2023-01-13 16:56:16

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina do të shtojë përpjekjet për të siguruar prodhimin dhe furnizimin e qëndrueshëm të perimeve dhe për të parandaluar humbjet e shkaktuara nga moti, pasi një valë të ftohti pritet të godasë shumicën e vendit, shkruan “Xinhua”.

Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale publikoi një qarkore ku u bëhet thirrje departamenteve të të gjitha niveleve që t'i shohin me përparësi përgatitjet për ndikimin e valës së të ftohtit, pasi Festivali i Pranverës po afron dhe konsumi i perimeve po hyn në sezonin e pikut.

Në dokument theksohet rëndësia e përpjekjeve për të forcuar masat paraprake kundër valës së të ftohtit dhe për të monitoruar nga afër ndryshimet e motit.

Fermerët në rajonet veriore duhet t'i kushtojnë vëmendje mirëmbajtjes dhe përforcimit të serrave diellore dhe pastrimit të borës, ndërsa ata në pellgun e lumit Yangtze dhe në Kinën jugore duhet të rrisin funksionin e ruajtjes së nxehtësisë së serrave, sipas qarkores.

Po ashtu, dokument vuri në dukje nevojën e vjeljes së perimeve të pjekura në kohën e duhur dhe në përputhje me tregun dhe kushtet e motit. (Irma)