Ilaçi për Covid Molnupiravir pritet të dalë në tregun kinez
2023-01-13 15:31:35

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Molnupiravir, një ilaç për Covid-19 i zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane “Merck” pritet të dalë në treg në Kinë, njoftoi Liu Yong, president i “Sinopharm Group”.

Liu tha se Molnupiravir ka kaluar testin për barnat e importuara për herë të parë të mërkurën dhe “Sinopharm” do të jetë përgjegjës për shitjen e ilaçit në vend, raportoi portali i lajmeve “Knews”, i “Shanghai Media Group”, citon “Xinhua”.

Kompania konfirmoi për “China Daily” vërtetësinë e raportit.

Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore ka dhënë miratimin e kushtëzuar të tregut për importin e Molnupiravir më 29 dhjetor, sipas një njoftimi nga administrata të publikuar më 30 dhjetor.

Ilaçi mund të përdoret për një pacient të rritur Covid-19, i cili ka simptoma të lehta deri në mesatare dhe ka rreziqe të larta për t'u zhvilluar në të rënda te persona të moshuar, me probleme obeziteti, sëmundje kronike të veshkave dhe diabeti, thuhet në njoftim. (Irma)