Kryediplomati kinez uron homologun brazilian për marrjen e detyrës
2023-01-13 21:41:26

Foto: VCG

Foto: VCG

Ministri i Jashtëm i Kinës Qin Gang i dërgoi më 6 janar një mesazh urimi Mauro Vieiras me rastin e emërimit të tij si ministër i Punëve të Jashtme i Brazilit.

 Në mesazhin  e vet të urimit Qin Gang vuri në dukje se Kina e Brazili janë dy vende të mëdha në zhvillim me ndikim global dhe vende të rëndësishme tregjesh të reja. Të dy vendet kanë interesa të gjerë të përbashkët dhe mbajnë përgjegjësi të përbashkët zhvillimore. Sipas tij, Kina gjithmonë i shikon dhe i zhvillon marrëdhëniet me Brazilin nga një lartësi strategjike e një perspektivë afatgjatë dhe u jep këtyre marrëdhënieve përparësi në diplomacinë e vet. “Jam i gatshëm të punoj së bashku me ministrin Vieira për të forcuar komunikimin e bashkëpunimin ndërmjet dy ministrive të jashtme dhe për të nxitur shkëmbimet miqësore e bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella në fusha të ndryshme midis të dy palëve, për ta ngritur partneritetin e gjithanshëm strategjik Kinë-Brazil në një nivel të ri," vuri në dukje kreu i diplomacisë kineze. (Li Huailiang/Artan)