Zv.kryeministri kinez do të marrë pjesë në Mbledhjen Vjetore të WEF-së e do të vizitojë Zvicrën
2023-01-13 21:19:01

Foto: VCG

Foto: VCG

Me ftesë të themeluesit dhe kryetarit ekzekutiv të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) Klaus Schwab, zëvendëskryeministri i Kinës Liu He do të marrë pjesë në Mbledhjen Vjetore të WEF-së për vitin 2023 dhe do të vizitojë Zvicrën nga 15 deri më 19 janar. Lajmin e bëri të ditur të premten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin.