Kina planifikon më shumë se 60 lëshime hapësinore në vitin 2023
2023-01-12 21:26:08

foto: VCG

foto: VCG

Kina ka planifikuar më shumë se 60 lëshime në hapësirë për vitin 2023.

Korporata Kineze e Shkencës dhe e Teknologjisë Hapësinore (CASC) pritet të zhvillojë sivjet më shumë se 50 lëshime, ndërsa sipërmarrjet e tjera hapësinore kineze do të bëjnë më shumë se dhjetë lëshime.

Midis tyre, raketat bartëse “Marshimi i Madh-2F” dhe “Marshimi i Madh -7” do të kryejnë misione për funksionimin e stacionit hapësinor të Kinës, i cili po funksionon rregullisht dhe ka hyrë në fazën e parë të aplikimit dhe zhvillimit.

Në vitin 2023, një version i ri i modifikuar i raketës bartëse “Marshimi i Madh” pritet të kryejë fluturimin e vet të parë. “Marshimi i Madh-6”, i ushqyer nga një shtytës i lëngshëm i krijuar nga oksigjeni i lëngshëm dhe vajguri, është raketa e parë bartëse e Kinës që përdor lëndë djegëse jo ndotëse dhe jotoksike.

Po sivjet Kina do të vazhdojë të promovojë projektet e saj të eksplorimit hënor e të eksplorimit planetar dhe do të kryejë zhvillimin e sondës hënore “Chang'e-7”, sondës së Marsit “Tianwen-2” dhe modeleve të tjera.