Kina vlerëson mbylljen e zyrës tregtare të Guinesë së Re Papua në rajonin e Tajvanit
2023-01-12 21:15:28

foto: VCG

foto: VCG

Ministria e Jashtme e Kinës vlerësoi të enjten vendimin e Guinesë së Re Papua për të mbyllur zyrën e saj tregtare në rajonin e Tajvanit të Kinës.

 

Zëdhënësi i kësaj ministrie Wang Wenbin tha në një konferencë shtypi në Pekin se pala kineze e vlerëson shumë vendimin e marrë nga qeveria e Guinesë së Re Papua.

 

"Kjo tregon përsëri se parimi i ‘Një Kinë’ është një prirje mbizotëruese, që gëzon mbështetje të gjerë te bashkësia ndërkombëtare," theksoi Wang.

 

Sipas raporteve të mediave, qeveria e Guinesë së Re Papua ka njoftuar se "Zyra Tregtare e Guinesë së Re Papua në Tajvan" do të mbyllet dhe do të zëvendësohet nga "Zyra Ekonomike e Tajpeit në Guinenë e Re Papua", në kryeqytetin e këtij vendi të Paqësorit Jugor, Port-Moresbi.