OBSh-ja, thirrje për kufizime hyrëse lidhur me COVID-19 shkencore dhe jodiskriminuese
2023-01-11 16:24:56

foto nga VCG

Drejtori rajonal i OBSh-së për Evropën, Hans Kluge/ foto nga VCG

Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) u bëri thirrje vendeve të ndryshme që të vendosin kufizime të hyrjes për parandalimin e COVID-19 që të jenë të mbështetura në shkencë, përpjesëtimore e jodiskriminuese.

Duke folur në një konferencë shtypi të mërkurën, drejtori rajonal i OBSh-së për Evropën, Hans Kluge, u shpreh:

“Atyre vendeve në rajonin tonë që po marrin tani masa parandalimi për udhëtimet, u bëjmë thirrje që këto masa të bazohen në shkencë e të jenë përpjesëtimore dhe jodiskriminuese”.

“Nga ana shkencore, s’ka kërcënim urgjent ndaj rajonit evropian tani për tani, sipas informacioneve që marrin nga Kina, sepse varianten që po qarkullojnë në Kinë, janë përhapur edhe në Evropë,” vuri në dukje ai.

Më tej Kluge shtoi: “Kemi të njëjtin mendim me Qendrën Evropiane të Kontrollit të Sëmundjeve që rritja e vrullshme tani në Kinë nuk do të ushtrojë ndikim të dukshëm ndaj situatës epidemiologjike të COVID-19 në Rajonin Evropian të OBSh-së.” (Wang Lei/ Artan)