Organi disiplinor i PKK-së thekson forcimin e disiplinës së Partisë
2023-01-11 17:45:09

Xinhua

Xinhua

Komisioni i 20-të Qendror për Kontrollin e Disiplinës i Partisë Komuniste të Kinës (PKK) publikoi një komunikatë në fund të sesionit të dytë plenar të martën, duke theksuar zbatimin e vendimeve dhe planeve të bëra në Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së, forcimin e disiplinës së Partisë dhe mbrojtjen e pastërsisë së Partisë me mjete të ndryshme.

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së Xi Jinping, gjithashtu president i Kinës dhe kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak, mbajti një fjalim mbi vetëqeverisjen e Partisë. Në mbledhje ishin të pranishëm edhe udhëheqës të Partisë e të shtetit, si Li Qiang, Zhao Leji, Wang Huning, Cai Qi, Ding Xuexiang dhe Li Xi.

Në mbledhje u ra dakord se fjalimi i Xi Jinping-ut, nga perspektiva e zhvillimit të gjithanshëm të Partisë dhe të vendit në epokën e re, bëri një analizë të thellë të shkaqeve, shfaqjeve kryesore dhe zgjidhjeve të problemeve unike me të cilat ndeshet Partia, shpjegoi qëllimet, detyrat e kërkesat praktike të përmirësimit të sistemit të vetëqeverisjes së Partisë dhe hartoi plane strategjike për të nxitur në mënyrë të thellë e të vendosur qeverisjen e gjithanshme dhe të rreptë të Partisë.

Në këtë sesion plenar u vu në dukje se organet e kontrollit dhe mbikëqyrjes së disiplinës të të gjitha niveleve duhet ta përcaktojnë zbatimin e frymës së Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së si detyrën e tyre kryesore politike, të forcojnë me rreptësi sjelljen politike, të drejtojnë anëtarët e Partisë dhe të luftojnë korrupsionin, duke mbrojtur me forcë pastërtinë e Partisë, në mënyrë që Partia të marrë më mirë përsipër misionet dhe përgjegjësitë e besuara nga populli.