Kina nuk kursen përpjekjet për të siguruar furnizimin me barna anti-Covid
2023-01-11 15:19:24

nga VCG

nga VCG

Kina po zbaton masa të shpejta dhe konkrete për të përshpejtuar zhvillimin, prodhimin dhe furnizimin e barnave, në mënyrë që të garantojë trajtim më të mirë të rasteve të Covid-19, ndërsa vendi rregullon politikën e reagimit ndaj epidemisë.

Patogjeniteti i dobësuar i virusit, një shkallë e lartë vaksinimi dhe akumulimi i përvojës në parandalimin dhe kontrollin, e kanë lejuar Kinën të optimizojë përgjigjen e saj ndaj Covid-19 këtë dimër, përcjell “Xinhua”.

Fokusi aktual i reagimit epidemik të Kinës është zhvendosur nga parandalimi i infeksioneve në përforcimin e trajtimit të rasteve të rënda, gjë që ka rritur shumë kërkesën për barna përkatëse, si nga pacientët e vetëkarantinuar në shtëpi, ashtu edhe nga rastet e rënda në spital.

Studiuesit dhe zhvilluesit kinezë të barnave janë duke garuar me kohën për të gjetur ilaçin e duhur për të mposhtur virusin në dy mënyra: ilaçe makromolekulare biologjike të bazuara në antitrupa dhe përbërës të vegjël molekularë që mund të pengojnë riprodhimin e virusit.

Një agjent oral antiviral i zhvilluar nga Kina i quajtur VV116, i cili është një ilaç i fuqishëm anti-Covid, ka rezultuar po aq efektiv sa Paxlovid i “Pfizer” në rritjen e shpejtësisë së rikuperimit klinik dhe ka treguar performancë të përmirësuar gjatë fillimit të hershëm të infeksioneve Omicron, sipas një studimi të publikuar së fundmi në “New England Journal of Medicine”.

nga VCG

nga VCG

Kina ka vazhduar të zgjerojë gamën e saj të opsioneve. Rregullatori i saj i barnave ka dhënë miratimin e kushtëzuar për importin e pilulës “Paxlovid”. Ajo gjithashtu ka aktivizuar procedura të veçanta miratimi dhe ka dhënë miratim të kushtëzuar për regjistrimin e importit të “Molnupiravir” për pacientët e rritur me simptoma të buta deri në mesatare të Covid-19 dhe një rrezik të lartë për të përparuar në raste të rënda.

Mjekësia Tradicionale Kineze gjithashtu është aplikuar gjerësisht dhe ka treguar përfitime unike në trajtimin e infeksioneve Covid-19. (Elona)