Zhvillohet prova e tretë e Galasë së Festës së Pranverës 2023 të CMG-së
2023-01-10 16:36:13

Logoja zyrtare dhe imazhi i maskotit "Tu (Lepuri) Yuanyuan" të Galasë së Festës së Pranverës 2023. /CMG

Të hënën u zhvillua prova e tretë e Galasë së Festës së Pranverës të vitit 2023 të CMG-së, që përqendrohet në temën e "gëzimit, mbarësisë dhe kremtimit".

Versioni skenik i këngës "Përshëndetje, i panjohur", kënga e parë e personalizuar për Galanë e Festës së Pranverës të vitit 2023, u paraqit i plotë për herë të parë gjatë provave, me pjesëmarrjen e njerëzve të zakonshëm që kanë prekur qindra milionë përdorues interneti. Bazuar në idenë e "Galasë së Festës së Pranverës të Popullit", kjo këngë pasqyron emocionet e ngrohta dhe prekëse të njerëzve dhe është një përfaqësim simbolik i galasë.

"Përshëndetje, i panjohur" u publikua në platformat e medias në internet të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) më 29 dhjetor. Videoja e këngës u luajt mbi 60 milionë herë dhe pati mbi 300 milionë shikime në temat përkatëse në “Weibo”.

Poster i këngës "Përshëndetje, i panjohur" të Galasë së Festës së Pranverës 2023. / CMG

Poster i këngës "Përshëndetje, i panjohur" të Galasë së Festës së Pranverës 2023. / CMG

Festa e Pranverës është festa më e rëndësishme tradicionale kineze dhe Galaja e Festës së Pranverës synon të nxisë kulturën tradicionale në forma të larmishme krijuese.

Një seri programesh inovative do të paraqiten nëpërmjet teknologjisë së përparuar pamore të CMG-së, duke përmbajtur ilustrime të disa krijesave legjendare kineze, nga veprat klasike kineze të tilla "Baopuzi" dhe "Shënimet e historianit të madh (Shiji)", si dhe elemente të lashta arkitekturore, si Qyteti i Ndaluar.

Po ashtu, koncepte dhe vepra të shumta plot imagjinatë bazuar në jetën reale u interpretuan në kategori të ndryshme gjatë provave. Përveç artistëve, njerëz nga të gjitha fushat e jetës morën pjesë në shfaqje, duke pasqyruar temën kryesore të "Galasë së Festës së Pranverës të Popullit".

Ilustrime të krijesave legjendare kineze Baize, Qilin dhe Pixiu. / CMG

Ilustrime të krijesave legjendare kineze Baize, Qilin dhe Pixiu. / CMG

Në ditët e ardhshme do të mbahen edhe prova të tjera përpara se galaja të shfaqet në orën 8:00 të mbrëmjes sipas orës së Pekinit, më 21 janar, në vigjilje të Vitit të Ri Kinez.

Galaja e Festës së Pranverës, e transmetuar për herë të parë në vitin 1983, ka një histori 40-vjeçare.