Aeroportet e Pekinit presin rritje të fluturimeve gjatë Festivalit të Pranverës
2023-01-09 16:24:03

Foto:VCG

Dy aeroporte të mëdha në Pekin presin rritje të numrit të fluturimeve hyrëse dhe dalëse me rreth 44% gjatë udhëtimeve të Festivalit të Pranverës krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas Administratës Rajonale të Kinës Veriore të Administratës së Aviacionit Civil të Kinës, cituar nga “Xinhua”, vlerësohet se afro 62.000 fluturime do të arrijnë ose do të nisen nga Aeroporti Ndërkombëtar i Pekinit dhe Aeroporti Ndërkombëtar “Daxing” i Pekinit gjatë periudhës së udhëtimit 40-ditor.

Foto: VCG

Sipas administratës, të dy aeroportet presin që periudha e pikut të udhëtimit të fillojë më 14 janar, me fluturimet ditore hyrëse dhe dalëse të trajtuara nga këto aeroporte që arrijnë në rreth 1700.

Linjat e mëdha ajrore, përfshirë “China Southern Airlines”, do të rifillojnë funksionimin e linjave ndërkombëtare të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar “Daxing” të Pekinit duke filluar nga 17 janari. (Elona)