Festivali i Pranverës, priten rreth 10 milionë udhëtime hekurudhore që nisen nga Pekini
2023-01-09 16:25:59

Foto: VCG

Më shumë se 9.93 milionë udhëtime pasagjerësh pritet të kryhen në trenat që nisen nga Pekini gjatë udhëtimit 40-ditor të Festivalit të Pranverës, duke nisur nga e shtuna, njoftoi “China Railway Beijing Group Co., Ltd”, citon “Xinhua”.

Operatori është përgjegjës për operacionet hekurudhore në rajonin Pekin-Tianjin-Hebei, si dhe pjesë të provincës Shandong të Kinës lindore, provincës Henan të Kinës qendrore dhe provincës Shanxi të Kinës veriore.

Operatori njoftoi se pritet të trajtohen afro 21.6 milionë udhëtime në këto rajone gjatë kësaj periudhe.

Operatori ka ofruar ilaçe falas pa recetë për pasagjerët në nevojë dhe gjithashtu ka dezinfektuar dhomat e pritjes, sallat e biletave, vagonët dhe vende të tjera publike për të siguruar një mjedis udhëtimi të pastër, të rregullt dhe të shëndetshëm për pasagjerët dhe për të ofruar shërbim më të mirë.

Periudha e udhëtimit të Festivalit të Pranverës, e njohur gjithashtu si “chunyun”, zgjat 40 ditë nga 7 janari deri më 15 shkurt të këtij viti. (Elona)