Marka kineze e automjeteve “Hongqi” do të zgjerohet më tej jashtë vendit
2023-01-09 21:54:57

foto nga VCG

foto nga VCG

 “Hongqi”, një markë e kompanisë kineze të prodhimit të automjeteve, Grupit FAW, do të përshpejtojë zgjerimin në tregun e makinave të nivelit të lartë jashtë vendit, duke u fokusuar në rajonin evropian, bëri të ditur kompania të hënën.

Marka kineze e automjeteve luksoze do të ndërtojë më shumë se 700 pika përvoje, mbi 1 000 dyqane shërbimi dhe 600 000 terminale të ngarkimit të baterive, shtoi kompania.

Ajo planifikon gjithashtu të shtojë shitjet jashtë vendit, me objektivin që ato të zënë mbi 10 për qind dhe 25 për qind të shitjeve të saj të përgjithshme përkatësisht deri në vitet 2025 e 2030.

Sipas kompanisë, “Hongqi” synon të arrijë një vëllim të përgjithshëm shitjesh më shumë se 1 milion njësi deri më 2025, duke përfshirë mbi 500 000 makina me energji të reja. Deri në vitin 2030, shitjet pritet të kalojnë 1.5 milion njësitë, shumica prej tyre makina me energji të reja.

foto nga "hongqi.faw.cn"

foto nga "hongqi.faw.cn"

“Hongqi”, që do të thotë "flamur i kuq" në gjuhën kineze, është bërë simbol i Kinës që nga krijimi e saj më 1958, pas vitesh të shërbimit limuzinë për veprimtaritë ceremoniale kombëtare. Marka arriti të shesë 310 000 makina vitin e kaluar, 3 për qind më shumë se më 2021.

Grupi FAW është një nga prodhuesit më të vjetër dhe më të mëdhenj të makinave në Kinë. Ai u themelua më 1953 dhe e ka qendrën në Changchun të provincës Jilin të Kinës Verilindore. (Artan)