foto nga CMG
Presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi të hënën një videotakim me homologun e tij çek Milosh Zeman.
Ndër të tjera, Xi vuri në dukje se gjatë dhjetë vjetëve të kaluar, marrëdhëniet kino-çeke janë ngritur në nivelin e partneritetit strategjik dhe vëllimi i eksporteve çeke në Kinë u shtua afro dy here, kurse në vitin 2019, numri i udhëtarëve kinezë në Republikën Çeke u shtua 250 për qind në krahasim me vitin 2013. Pala kineze i ka kushtuar rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve me palën çeke dhe e konsideron Republikën Çeke si një partnere të rëndësishme strategjike. Kina është e gatshme të përpiqet bashkërisht me Republikën Çeke për nxitjen e përparimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë të marrëdhënieve dypalëshe, në të mirë të të dy popujve.
Kreu i shtetit i Kinës theksoi gjithashtu se vendi i tij po promovon në mënyrë të gjithanshme rilindjen e madhe të kombit kinez ndërmjet modernizimit të stilit kinez dhe do të vazhdojë të nxitë hapjen ndaj botës në nivel të lartë, gjë që do t’u ofrojë mundësi të reja vendeve të ndryshme, përfshirë Republikën Çeke.
Kina do të marrë më shumë masa pragmatike për nxitjen e bashkëpunimit me vendet e Evropës Qendrore e Lindore (EQL), tha Xi. Sipas tij, pala kineze ka ruajtur qëndrueshmërinë në politikën ndaj Evropës dhe shpreson se pala çeke do të vazhdojë të përpiqet për nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet Kinës e vendeve të EQL-së dhe të zhvillimit normal të marrëdhënieve kino-evropiane.
Nga ana e tij, Milosh Zeman-i theksoi se ishte krejtësisht në një mendje me vlerësimin e presidentit Xi për marrëdhëniet çeko-kineze. “E çmoj miqësinë me presidentin Xi Jinping dhe dëshiroj të përpiqem bashkërisht me palën kineze për forcimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe të investimeve dhe për rifillimin e shkëmbimeve njerëzore, duke kapërcyer ndikimet nga epidemia, për t’i bërë marrëdhëniet kino-çeke më të lulëzuara dhe më të gjalla,” tha ai. Pala çeke është e gatshme të luajë rol aktiv për nxitjen e zhvillimit normal të marrëdhënieve Evropë-Kinë, shtoi Zeman-i. (Wang Lei/ Artan)