Nju Jork, krimet në metro shënuan rritje në vitin 2022
2023-01-09 16:51:09

Foto: VCG

Qyteti i Nju Jorkut pa një rënie të të shtënave dhe vrasjeve në vitin 2022 krahasuar me një vit më parë, por pati një rritje prej 23 për qind të krimeve të rënda dhe rreth 30 për qind rritje të krimeve në sistemin e metrosë, sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti i Policisë së qytetit, citon “China Daily”.

Rritja erdhi pasi oficerët kryen qindra mijëra patrullime shtesë në sistemin e metrove - më shumë se 1.5 milionë vitin e kaluar - dhe arrestimet u rritën me 47 për qind.

Rritja e patrullave të metrosë është e nevojshme për të reduktuar krimin, tha kryebashkiaku Eric Adams.

Adams, një ish-kapiten policie, e ka bërë trajtimin e krimit, i cili u rrit herët gjatë pandemisë, prioritet qendror të administratës së tij.

Departamenti i Policisë së qytetit të Nju Jorkut po shpenzon 20 milionë dollarë shtesë në muaj për shërbimet jashtë orarit. (Elona)