Foto: VCG
Kina ka luajtur një rol kyç në përgjigjen globale ndaj pandemisë Covid-19 duke ofruar furnizime mjekësore dhe ndihmë shëndetësore për vendet e tjera, deklaroi një specialist pakistanez i shëndetit publik në një intervistë për “Xinhua”.
Sipas tij, për sa i përket kontributeve në luftën globale kundër epidemisë, Kina ka ofruar ndihmë të konsiderueshme për vendet e tjera përmes donacioneve të mbështetjes mjekësore, pajisjeve dhe formave të tjera të ndihmës.
Bilal Ahmad, shkencëtar i shëndetit publik në “Central Care” të Pakistanit, një organizatë joqeveritare ndërkombëtar që punon në shëndetësi dhe arsim, tha se Kina gjithashtu ka ndarë përvojën dhe njohuritë e saj me vendet e tjera dhe ka marrë pjesë në përpjekjet ndërkombëtare për të zhvilluar vaksina dhe trajtime për Covid-19.
Për sa i përket kujdesit shëndetësor, tha Ahmad, Kina rriti kapacitetin e saj për të trajtuar me shpejtësi pacientët Covid, duke shtuar se gjithashtu kishte zhvilluar dhe miratuar disa vaksina, të cilat janë përdorur për të imunizuar një pjesë të madhe të njerëzve në vend dhe në mbarë botën.
Specialisti pakistanez i shëndetësisë vuri në dukje se përpjekjet e Kinës për të frenuar përhapjen e virusit ishin pranuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar.
Duke theksuar optimizimin e fundit të masave të reagimit ndaj pandemisë së Kinës, Ahmad tha se vendet duhet të jenë fleksibël dhe të adaptueshëm në qasjen e tyre për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së Covid-19. “Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në politikat e parandalimit të epidemisë, si prevalenca e virusit në një zonë të caktuar, kapaciteti i sistemit të kujdesit shëndetësor për të përballuar rastet e reja dhe ndikimi i mundshëm në ekonomi dhe shoqëri”,- tha ai.
Eksperti pakistanez theksoi se Kina përqafoi një qasje shkencore kundër virusit që nga fillimi i shpërthimit, duke përdorur baza të forta ekonomike dhe masa për të stimuluar kërkesën.
Ahmad vuri në dukje se Kina ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të mbështetur ekonominë e saj dhe për të zbutur ndikimin e pandemisë në shoqëri dhe theksoi se reagimi i saj ndaj Covid-19 ka pasur gjithashtu një ndikim pozitiv në ekonominë globale.
“Kina është një lojtar kryesor në ekonominë globale dhe përpjekjet për të stabilizuar ekonominë e saj duke mbështetur tregtinë dhe investimet globale kanë qenë të dobishme edhe për vendet e tjera”, shtoi ai. (Elona)