Foto: ATSH
Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, ka performuar në Operën Metropolitane në Nju Jork.
Jaho ka risjellë Violetën, në veprën e famshme të Giuseppe Verdit, “Traviata”, personazhin që e ka ngjitur në skenat më të mëdha botërore, përkrah tenorit Ismael Jordi dhe baritonit Amartuvshin Enkhbat.
Jaho ka ndarë në rrjetet sociale një detaj që i ka dhuruar edhe më shumë emocione gjatë shfaqjes në Nju Jork.
“Publiku i Metropolitanit gjithmonë më bën të ndihem si në shtëpinë time, por kur shikon një flamur shqiptar ajo ndjenjë dyfishohet. Kushdo
që valëviti atë flamur, të falënderoj që më solle një pjesë të zemrës sime”, - shkruan Jaho.
Ermonela Jaho ka performuar në shumë opera të botës, nga Londra në Paris, Milano etj. (Elona)