Kina sheh përmirësime të performancës së sigurisë në vendin e punës në vitin 2022
2023-01-08 16:25:27

VCG

VCG

Kina regjistroi më pak aksidente në vendin e punës dhe viktima të lidhura me to në vitin 2022, pasi vendi rriti sigurinë dhe inspektimin.

Sipas Ministrisë së Menaxhimit të Emergjencave, numri i aksidenteve në vendin e punës ra me 27 për qind nga viti në vit në vitin 2022, ndërsa vdekjet e lidhura me to ranë 23.6 për qind, citon “Xinhua”.

VCG

VCG

Vitin e kaluar, totali i banesave të shembura dhe humbjet direkte ekonomike nga fatkeqësitë natyrore u ulën me 63.3 për qind dhe 25.3 për qind krahasuar me mesataret e regjistruara në pesë vitet e mëparshme.

Numri i personave të vrarë dhe të zhdukur në fatkeqësitë natyrore ka shënuar një rekord të ulët që nga viti 1949, njoftoi ministria. (Irma)