Kina do të integrojë më tej kulturën dhe turizmin
2023-01-08 16:38:12

VCG

VCG

Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Kinës ka prezantuar një sërë masash për të integruar më tej turizmin me kulturën, duke përfshirë sektorë të tillë si opera dhe zanatet tradicionale.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Hu Heping, e bëri njoftimin në një takim ku morën pjesë zyrtarë të autoriteteve të kulturës dhe turizmit të vendit, duke bërë thirrje për përpjekje për të lehtësuar integrimin për të gjeneruar nxitës të rinj rritjeje në këtë industri, citon “Xinhua”.

VCG

VCG

Ministria planifikon të mbështesë trupat tradicionale të operës që janë në prag të zhdukjes, të rigjallërojë zanatet tradicionale kineze, të përmirësojë mbrojtjen dhe përdorimin e artefakteve kulturore, të forcojë ruajtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale dhe të promovojë përmirësimin teknologjik të bibliotekave në mbarë vendin.

Ministria përcaktoi gjithashtu disa masa rimëkëmbjeje për turizmin, duke përfshirë zhvillimin e parqeve kulturore kombëtare në vendet kryesore turistike, si Lumi i Verdhë dhe Muri i Madh, dhe promovimi i formave të reja të udhëtimit, si turnetë ruralë dhe kampingjet. (Irma)