CGTN publikon videon tematike“Break through the siege”
2023-01-08 11:57:30

Nga 8 janari, Kina po zbaton politika lehtësuese sipas kategorisë B, duke mos e përfshirë më kontrollin antiepidemik dhe duke mos zbatuar politikën e karantinës ndaj të infektuarve. Sipas masave të reja, nuk do të ketë as kontakte të ngushta, as zona të larta ose të ulët të rrezikut. Ndërsa për hyrjen në Kinë nuk ka më nevojë për karantinë dhe njerëzit duhet bëjnë vetëm një test PCR 48 orë para hyrjes.

Këto ndryshime janë një kapërcim i madh pas përpjekjeve trevjeçare antiepidemike të Kinës. Ky është një kapërcim me rëndësi të madhe.

Lidhur me ndryshimet e masave antiepidemike të Kinës, CGTN ka publikuar një video tematike me titullin “Break through the siege”, ku përfshihen zërat e ekspertëve dhe dëshmitarëve, duke u shtjelluar shikuesve konceptin e Kinës me jetën e popullit si prioritet, me përmirësimin dhe rregullimin e pandërprerë të masave antiepidemike, duke i dhënë kohën e çmuar kërkimeve për vaksinat dhe barnave, duke mbrojtur në mënyrë maksimale jetën e popullit dhe duke pakësuar në mënyrë minimale ndikimet e pandemisë për zhvillimin ekonomik e shoqëror.

Kjo video ka rishikuar historinë trevjeçare të Kinës kundër COVID-19, duke reaguar fuqimisht ndaj përbaltjeve dhe dyshimeve të vendeve perëndimore ndaj kohës së hapjes dhe gjendjes së përgatitjeve antiepidemike të Kinës.