Pekini promovon diagnozën dhe trajtimin hierarkik për Covid-19
2023-01-08 16:07:26

VCG

VCG

Pekini po promovon diagnozën dhe trajtimin hierarkik për të përmirësuar kujdesin ndaj pacientëve përballë infeksioneve Covid-19.

Institucionet mjekësore në të gjitha nivelet kanë krijuar kanale referimi të dyanshme. Pacientët me simptoma të komplikuara dhe pacientët me sëmundje kritike transferohen në institucionet mjekësore dytësore dhe terciare në bazë të gjendjes së tyre, bën të ditur “Xinhua”.

VCG

VCG

Pacientët me simptoma të lehta, si dhe ata në rikuperim ose që marrin trajtim të përgjithshëm, transferohen në qendrat e shërbimit shëndetësor komunitar dhe në objekte të tjera mjekësore të nivelit të parë.

Ndërkohë, qendrat e shërbimit shëndetësor komunitar kanë përmirësuar trajnimin e stafit dhe ruajtjen e barnave. Ato gjithashtu ofrojnë konsultime në terren dhe në distancë me ekspertë të spitalit terciar. (Irma)