Makao lehtëson më tej kufizimet e udhëtimeve hyrëse
2023-01-07 16:53:11

nga VCG

nga VCG

Rajoni i Posaçëm Administrativ i Makaos i Kinës do të lehtësojë më tej kufizimet e udhëtimit për vizitorët në hyrje, duke filluar nga e diela, njoftoi Qendra e Reagimit dhe Koordinimit të Koronavirusit të Makaos, cituar nga “China Daily”.

Sipas qendrës, nuk do të kërkohet rezultat i testit të acidit nukleik për Covid-19 për vizitorët që hyjnë në Makao nga Kina kontinentale, Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kongut i Kinës dhe rajoni i Tajvanit.

Ata që hyjnë në Makao nga vende dhe rajone të tjera do të duhet të paraqesin rezultatet negative të testit të acidit nukleik, efektiv brenda 48 orëve pas hipjes së fluturimeve ose anijeve që shkojnë për në Makao. Nuk do të nevojitet asnjë miratim paraprak që të huajt të hyjnë në Makao.

Aeroporti Ndërkombëtar i Makaos do të rifillojë shërbimet e transferimit të fluturimeve. Asnjë deklaratë e detyrueshme shëndetësore ose menaxhim shëndetësor nuk do të kërkohet me ose pas hyrjes në Makao, bëri të ditur qendra.

Vizitorët që kanë hyrë në Makao nga vende jashtë Kinë kontinentale do të duhet të paraqesin rezultatet negative të testit të acidit nukleik, efektiv brenda 48 orëve kur të nisen për në kontinent brenda shtatë ditëve nga hyrja në Makao. (Irma)