Azvudine nga VCG
Dy pilula kryesore antivirale orale, Paxlovid-i e “Pfizer” dhe e zhvilluar në Kinë, janë tani të disponueshme për trajtimin e Covid-19 në klinikat komunitare në disa rrethe në Shangai dhe Pekin.
Sipas autoriteteve shëndetësore, medikamentet mund të merren me recetë nga pacientë të moshuar ose të pambrojtur me Covid-19, të cilët janë në fazat e hershme të infeksionit të tyre, shkruan “China Daily”.
“Ilaçi është i përshtatshëm për të moshuarit vulnerabël me sëmundje themelore ose që janë të pavaksinuar dhe kanë potencial për t'u sëmurë rëndë. Ne sugjerojmë që ta përdorin atë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë ideale brenda pesë ditëve nga shfaqja e parë e simptomave. Ne do të shikojmë të dhëna të tilla si indekset e funksionit të mëlçisë dhe ngopja e gjakut me oksigjen për të ndihmuar pacientët të vendosin nëse duhet të përdorin ilaçin”,- deklaroi Chen Zhuo, mjek me qendrën mjekësore Laoximen në rrethin Huangpu.
Paxlovid-i e “Pfizer”nga VCG
Siç thuhet në faqen e internetit të “Pfizer”, efektet anësore të mundshme të Paxlovid-it janë reaksionet alergjike dhe problemet e mëlçisë. Efekte të tjera anësore përfshijnë një ndjenjë të ndryshuar të shijes, diarre dhe presion të lartë të gjakut.
Azvudine, një ilaç për trajtimin e pacientëve të rritur me Covid-19 me simptoma të moderuara, aktualisht është i disponueshëm në 115 spitale në Shangai, si dhe në 113 klinika të komunitetit, raportoi “Shanghai Observer”.
Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore njoftoi më 30 dhjetor se kishte dhënë miratimin e kushtëzuar të tregut për importin e Molnupiravir-it të “Merck”. Me këtë miratim të fundit, gjithsej tre ilaçe terapeutike për Covid-19, duke përfshirë Paxlovid dhe Azvudine, janë të gjitha të disponueshme në Kinë. (Irma)