Kina emeton pulla speciale poste për Vitin e Lepurit
2023-01-07 16:38:23

nga VCG

nga VCG

“China Post” emetoi dy pulla speciale poste për të festuar Vitin e ardhshëm të Zodiakut Kinez të Lepurit.

Një nga pullat përshkruan një lepur blu të personifikuar që mban një stilolaps në dorën e djathtë dhe një shkronjë në dorën e majtë, që simbolizon vizatimin e një plani për vitin e ri, shkruan “Xinhua”.

Pulla tjetër tregon tre lepuj që vrapojnë në një rreth, një ilustrim për rrethin e jetës, si dhe bashkimin familjar dhe lumturinë. Sfondi pas tre lepujve përmban modele dekorative, duke përcjellë urimet e sinqerta për prosperitetin e vendit dhe mirëqenien e njerëzve.

Kina ka emetuar çdo vit pulla të zodiakut që nga viti 1980, Viti i Majmunit.

Cikli zodiak kinez përmban 12 kafshë që regjistrojnë vite dhe pasqyrojnë atributet e njerëzve: miu, kau, tigri, lepuri, dragoi, gjarpri, kali, delja, majmuni, gjeli, qeni dhe derri. (Irma)