CMG: Duhet të dëgjojmë zërin shkencor dhe racional mbi virusin e COVID-19
2023-01-07 17:42:19

nga VCG

nga VCG

Kufizimi i udhëtarëve kinezë "jo vetëm nuk do të ketë ndikim pozitiv në ngushtimin e përhapjes së virusit, por gjithashtu nuk do të ndihmojë në vlerësimin e plotë të ndikimit të rritjes së rasteve globale me COVID-19". Kështu u shpreh përmes një deklarate Shoqata e Sëmundjeve Infektive të Amerikës (IDSA), e cila kundërshton masat e ShBA-së për kufizimin e hyrjes së udhëtarëve kinezë në territorin amerikan.

Përveç IDSA, shumë epidemiologë dhe specialistë të sëmundjeve infektive i quajnë të panevojshme kufizimet e udhëtimeve për shtetasit nga Kina. Për shembull, profesori Daniel Falush nga Instituti "IPS CAS" në Shangai thotë se "sipas përvojës, kufizimi i udhëtimeve nuk ka efekte të dukshme në kushtet e mungesës së masave të tjera." Profesori i Evolucionit dhe Gjenetikës i Universitetit Oxford, Aris Katzourakis vuri në dukje se kufizimi i udhëtarëve kinezë është i "pakuptimtë". Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe institucionet e tjera profesionale kanë deklaruar qartë se është e paarsyeshme të vendosen kufizime për udhëtarët kinezë. Dega evropiane e Këshillit të Aeroporteve Ndërkombëtare që përfaqëson mbi 500 aeroporte në këtë kontinent dënoi gjithashtu masat kufizuese ndaj udhëtarëve kinezë.
Grupi Mediatik i Kinës (CMG) vlerësoi se politikanët amerikanë duhet t’i dëgjojnë këto zëra shkencorë dhe racionalë. Lufta kundër COVID-19 është një betejë shkencore. Por politika për kufizimin e udhëtarëve kinezë është kundër parimeve shkencore.

nga VCG

nga VCG

Sipas analizës, varianti kryesor i virusit të COVID-19 që qarkullon aktualisht në Kinë është përhapur më parë në mbarë botën. Për shembull, në fund të shtatorit të vitit 2022, në Kinë u zbulua për herë të parë varianti BF.7, i cili ishte zbuluar më herët në janar të vitit 2022 në Francë. Në fund të majit të vitit 2022, Kina raportoi rastin e parë të prekur nga varianti BA.5, i cili ishte testuar në Afrikën e Jugut që në janar të vitit 2022. 
Sipas njoftimeve të 4 janarit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sekuencat gjenetike të virusit të variantit kryesor në Kinë janë të njëjta me ato të testuara nga udhëtarët e prekur kinezë në vendet e tjera. Nuk u zbulua asnjë varianti i ri. Gazeta e Singaporit "Lianhe Zaobao" njoftoi se sipas sekuencave gjenetike të virusit që ka shpërthyer aktualisht në Kinë, nuk ekziston asnjë variant i ri i COVID-19. Drejtori i Institutit Amerikan për Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit Chris Murray u shpreh se rreziku i shfaqjes së varianteve të reja në Kinë është “shumë i ulët”. (Xu Guang)