Trajtimi komunitar lehtëson barrën spitalore
2023-01-07 16:36:27

nga VCG

nga VCG

Shangai ka rritur më tej kapacitetin e qendrave të tij mjekësore në komunitet, duke synuar zbulimin dhe trajtimin e hershëm të pacientëve Covid-19 me potencial për simptoma të rënda, për të lehtësuar presionin në spitalet kryesore, bëri të ditur Komisioni Shëndetësor në Shangai, cituar nga “China Daily”.

Nga 29 dhjetori, qyteti filloi të zgjerojë kapacitetin e përgjithshëm të qendrave mjekësore komunitare.

“Komunitetet janë thelbësore për trajtimin e Covid-19, me qendrat mjekësore lokale dhe mjekët që marrin përsipër barrën kryesore për të mbrojtur jetët dhe për të lehtësuar presionin mbi spitalet në këtë kohë”,- tha Zhang Wenhong, kreu i departamentit të sëmundjeve infektive në Spitalin Huashan të Shanghait.

Sipas tij, shumica e pacientëve nuk do të zhvillojnë simptoma të rënda nëse marrin trajtim në kohën e duhur në qendrat mjekësore të komunitetit, gjë që lehtëson shumë presionin mbi spitalet kryesore.

nga VCG

nga VCG

Qendra mjekësore e komunitetit Jiuting në rrethin Songjiang ka ngritur një zonë të veçantë për trajtimin e pacientëve me Covid-19, e cila ka pajisje mjekësore duke përfshirë katër monitorë kardiakë dhe 14 oksimetra pulsi.

Qendra ka 84 shtretër, të cilët aktualisht janë më shumë se 90 për qind të zënë, deklaroi zëvendësdrejtori i qendrës Zhu Bei, i cili shtoi se qendra ka një marrëveshje me Spitalin Jiuting për të përshpejtuar transferimin e rasteve të rënda.

Pas shtrirjes së saj, qendra mjekësore e komunitetit Anting në rrethin Jiading tani është në gjendje të japë lëngje intravenoze për 50 persona në të njëjtën kohë. Sipas autoriteteve lokale, ajo po rrit trajnimin e punonjësve mjekësorë në komunitet dhe po u ofron atyre udhëzime në distancë. (Irma)

nga VCG

nga VCG