CMG-ja: Vizita e parë më 2023, udhëtim i nostalgjisë dhe hapjes
2023-01-06 11:54:45

VCG

VCG

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping zhvilloi të mërkurën në Pekin bisedime me homologun e tij filipinas Ferdinand Romualdez Marcos. Të dy udhëheqësit theksuan rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe, ranë dakord të mbajnë kontakte të shpeshta strategjike dhe arritën konsensus mbi thellimin e bashkëpunimit dhe trajtimin e duhur të problemit detar.

 

Kjo është vizita e parë e Marcos-it në një vend jashtë ASEAN-it qysh nga qershori 2022, kur ai mori postin e presidentit të Filipineve, si edhe vizita e parë e një lideri të huaj në Kinë në vitin e ri. Kjo tregon marrëdhëniet e ngushta mes Kinës dhe Filipineve, thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).

 

Vitet e fundit, bashkëpunimi ekonomik kino-filipinas ka treguar gjallëri të dukshme. Kina është partnerja më e madhe tregtare e Filipineve, si edhe burimi më i madh i importit dhe destinacioni i dytë më i madh i eksportit për këtë vend të Azisë Juglindore. Të dyja palët kanë konfirmuar bashkëpunimin në katër fushat kryesore. Nisma kineze “Një brez, një rrugë” është integruar efektivisht me programin e Filipineve “Ndërtim, ndërtim, ndërtim”, ndërsa janë zhvilluar afro 40 projekte bashkëpunimi ndërqeveritar mes të dy vendeve. Këtë herë, presidenti Marcos drejtoi një delegacion të madh tregtar gjatë vizitës në Kinë, çka tregon rëndësinë e madhe që i kushtojnë Filipinet zgjerimit të bashkëpunimit me Kinën.

 

VCG

VCG

Problemi i Detit të Kinës Jugore është një nga temat e pashmangshme mes Kinës dhe Filipineve. Vitet e fundit, disa vende perëndimore janë munduar ta shfrytëzojnë këtë problem, me qëllim që të krijojnë divergjenca mes Kinës dhe vendeve përkatëse. Por në përgjithësi, Kina dhe Filipinet e kanë kontrolluar mosmarrëveshjen në mënyrë efikase, duke mos dëmtuar marrëdhëniet dypalëshe. Presidenti Marcos ka deklaruar qartë që “marrëdhëniet Kinë-Filipine nuk duhet të përcaktohen nga problemi detar”.

 

Këtë herë, pala kineze u shpreh që është e gatshme të vazhdojë konsultimet miqësore dhe ta trajtojë siç duhet problemin detar me palën filipinase, duke rifilluar bisedimet për eksplorimin e naftës e të gazit dhe duke nxitur bashkëpunimin lidhur me naftën e gazin në zonat ku nuk ka mosmarëveshje. Filipinet reaguan pozitivisht, duke deklaruar që janë të gatshme të rifillojnë konsultimet me Kinën në këtë drejtim. Kjo tregon që Kina dhe Filipinet kanë besim, aftësi dhe mençuri për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Detin e Kinës Jugore, duke i zgjidhur mosmarrëveshjet nëpërmjet konsultimeve e bisedimeve miqësore dhe duke e kthyer Detin e Kinës Jugore në një det të paqes, miqësisë e bashkëpunimit, mbyllet komenti i CMG-së.   (Jiang Lei)