Departamenti Ndërkombëtar i PKK-së shtjellon optimizmin e reagimit të Kinës ndaj COVID-19
2023-01-06 20:57:13

foto/VCG

foto/VCG

Departamenti Ndërkombëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) u dërgoi kohët e fundit letra partive e organizatave politike të huaja, duke shpjeguar rregullimin e politikës së reagimit të Kinës ndaj COVID-19 dhe rëndësinë që ka kjo për forcimin e shkëmbimeve dhe të bashkëpunimit ndërmjet vendeve.

Departamenti vuri në dukje arritjet e mëdha të PKK-së në vendosjen e njerëzve e të jetës së tyre mbi gjithçka, duke u përballur me COVID-19 dhe duke mbrojtur jetën dhe shëndetin e njerëzve.

foto/VCG

foto/VCG

Duke iu përshtatur gjendjes së re të reagimit ndaj COVID-19 dhe karakteristikave të reja të varianteve të koronavirusit, Kina mori nismën për të përmirësuar masat e përballimit të COVID-19. Kina synon të bashkërendojë më mirë reagimin ndaj epidemisë me zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe të sigurojë prodhimin e jetën normale. Kjo është shkencore, në kohë dhe e nevojshme, theksoi Departamenti Ndërkombëtar i Komitetit Qendror të PKK-së.

foto/VCG

foto/VCG

"Përpjekjet e mëdha të Kinës gjatë tre vjetëve të fundit kanë hedhur një bazë të fortë për optimizimin e masave të përgjigjes ndaj COVID-19 dhe ne jemi të bindur se do të arrijmë një fitore të plotë në luftën kundër pandemisë," tha departamenti.

Sipas tij, rregullimi i politikës së përgjigjes ndaj COVID-19 do të krijojë kushte të reja të favorshme për shkëmbimet e rregullta të personelit kinez e të huaj, si edhe për zhvillimin ekonomik e shoqëror të të gjitha vendeve.  (Artan)