MPJ-ja: Kina, e hapur dhe transparente në ndarjen e të dhënave epidemike me bashkësinë ndërkombëtare
2023-01-06 21:48:33

Pekini kundërshton politizimin e epidemisë, që pengon shkëmbimet normale njerëzore të Kinës me botën e jashtme.

Zëdhënësja e diplomacisë kineze Mao Ning, 5 janar 2022, Pekin(Foto:Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës)

Zëdhënësja e diplomacisë kineze Mao Ning, 5 janar 2023, Pekin(Foto:Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës)

Zëdhënësja e MPJ-së kineze Mao Ning u shpreh të enjten se qysh nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, Kina përgjithmonë me qëndrim të hapur dhe transparent ndan të dhënat përkatëse me komunitetin ndërkombëtar, ndau në kohën e parë renditjen gjenetike të koronavirusit novel dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm për prodhimin e vaksinave dhe ilaçeve të vendeve të ndryshme.

Mao prezantoi që Kina me afat të gjatë mban komunikime të ngushta dhe të rregullta me OBSH-në. Që nga njoftimi i parë për pandeminë, të dyja palët kanë bërë së paku 60 herë shkëmbime teknike në çështjet anti-epidemike. Krahas kësaj, kohët e fundit, Kina ka ndarë edhe rastet e infektimit dhe renditjen gjenetike të virusit nëpërmjet databazës GISAID.

"Sipas një njoftimi të OBSh-së më 4 janar, të dhënat e gjenomit të virusit të dhëna nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës tregojnë se varianti mbizotërues në Kinë është në përputhje me renditjen e gjenomit nga udhëtarët nga Kina të infektuar me virusin e paraqitur nga vendet e tjera dhe asnjë variant i ri apo ndryshim me rëndësi nuk u vu re. Situata e COVID-19 në Kinë është nën kontroll. Kina do të vazhdojë të mbikëqyrë nga afër ndryshimet e mundshme të virusit, të publikojë informacionin përkatës në kohën e duhur dhe të punojë me bashkësinë ndërkombëtare për të përballuar sfidën e COVID-19”, tha zëdhënësja.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ne gjithashtu u bëjmë thirrje të gjitha palëve të marrin masa reaguese të mbështetura në shkencë dhe përpjesëtimore që nuk synojnë asnjë vend të caktuar, të shmangin komentet e veprimet që politizojnë epideminë, të mbrojnë së bashku shkëmbimet normale njerëzore dhe të punojnë së bashku për të fituar sa më parë mbi pandeminë," shtoi zëdhënësja.

Mao vuri në dukje që OBSH-ja është shprehur shumë herë që Kina dhe OBSH-ja kanë bërë shkëmbime shumë të mira teknike dhe kanë patur efekte pozitive. Të dhënat nga pala kineze kanë ndihmuar shkencëtarët e palëve të njohin gjendjen e mutacionit të virusit dhe ka krijuar besim tek Kina në qarkun ndërkombëtar të shkencës.

“Tani, gjendja epidemike në Kinë është nën kontroll. Me përmirësimin e masave anti-epidemike, ne do të vazhdojmë shkëmbime teknike me OBSH. Shpresojmë që sekretariati i OBSH-së të mbajë qëndrim shkencor, objektiv dhe të drejtë dhe të luajë rolin pozitiv për përballimin global të kësaj pandemie,” thotë Mao Ning në një konferencë për shtyp në Pekin.

Pasi Kina optimizoi dhe rregulloi politikat e saj kundër epidemisë në fund të vitit të kaluar, rendi ekonomik dhe shoqëror është rivendosur me një ritëm të përshpejtuar. Bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi e ka mirëpritur këtë si një nxitje pozitive për ekonominë globale. Megjithatë, disa vende që i kishin kërkuar Kinës të "lironte" kufizimet më parë, tani po kufizojnë kinezët. Ato njoftuan miratimin e një politike të kufizimit të hyrjes së udhëtarëve nga Kina, me arsyetimin se situata epidemike e brendshme në Kinë "mund të çojë në variante të reja të virusit".

Fluks i udhëtarëve në stacion hekurudhor në qytetin Harbin, provincë Heilongjiang, 6 janar 2023, Pekin(Foto:VCG)

Fluks i udhëtarëve në stacion hekurudhor në qytetin Harbin, provincë Heilongjiang, 6 janar 2023, Pekin(Foto:VCG)

Por, nga pikëpamja shkencore, shtamet që po përhapen aktualisht në Kinë janë kryesisht BA.5.2 dhe BF.7, të cilat janë përhapur më parë në mbarë botën. Kjo do të thotë se kudo mund të shfaqen variante të reja. Epidemiologia e OBSh-së Maria van Kerkhoff vuri në dukje se aktualisht ka më shumë se 500 nënvariante të “Omicron”-it që po qarkullojnë në mbarë botën. Ekspertët shëndetësorë nga shumë vende besojnë se nuk ka nevojë të vendosen kufizime hyrëse për turistët kinezë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ndërkohë, ditët e fundit, shkencëtarët dhe banorët në Kinë po ndjekin me vëmendje dhe po ngrenë vigjilencën mbi përhapjen e nënvariantit më ngjitës të "Omicron"-it të ardhur nga ShBA-ja, XBB.1.5.