Kina do të zhvillojë shërbimet komunitare të rehabilitimit psikiatrik
2023-01-06 16:20:03

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka publikuar një qarkore për fillimin e një fushate trevjeçare për zhvillimin e shërbimeve të rehabilitimit psikiatrik të bazuara në komunitet.

Qarkorja, e publikuar bashkërisht nga Ministria e Çështjeve Civile, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë dhe dy autoritete të tjera, zbulon planet për të krijuar një platformë informacioni që mbulon objektet mjekësore, qendrat e rehabilitimit të komunitetit dhe pacientët me çrregullime mendore në të gjithë vendin, shkruan “Xinhua”.

Qarkorja kërkon që të gjitha qytetet e nivelit të prefekturës në Kinë të krijojnë qendra komunitare rehabilitimi psikiatrik me shërbime vlerësimi dhe referimi.  Po ashtu theksohet se anëtarët e stafit në qendrat e rehabilitimit duhet të trajnohen siç duhet.

Ministria e Çështjeve Civile dhe disa autoritete të tjera publikuan së bashku një udhëzues në vitin 2017, duke planifikuar që t'i bëjnë shërbimet psikiatrike rehabilituese të komunitetit të aksesueshme në të paktën 80 për qind të rajoneve të nivelit të qarkut të Kinës deri në vitin 2025. (Irma)