Kinë, miratohet pajisja e oksigjenimit e prodhuar në vend për trajtimin e rasteve të rënda të COVID
2023-01-05 20:01:56

foto: VCG

foto: VCG

Organi më i lartë rregullator i barnave i Kinës dha të enjten miratimin urgjent për përdorimin e pajisjes së parë të oksigjenimit ECMO të prodhuar në vend, për të trajtuar pacientët e COVID-19 në gjendje kritike.

 

ECMO është një pajisje e komplikuar për mbështetjen e jetës, që shpesh përdoret si një metodë e fundit trajtimi për pacientët me pamjaftueshmëri kritike të organeve.

 

Pajisja e prodhuar nga “Chinabridge Medical” në Shenzhen të provincës Guangdong, është lejuar të përdoret te pacientët e rritur që kanë pamjaftueshmëri akute respiratore apo kardiopulmonare dhe janë në rrezik të lartë të përjetojnë kushte të përkeqësuara apo vdekje.

 

"Treguesit kryesorë të funksionimit të produktit janë të barabartë me ato të produkteve të njëjta ndërkombëtare," tha në një deklaratë Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore.

 

"Miratimi do t’i lejojë produktit të luajë një rol të rëndësishëm në përmbushjen e kërkesave klinike dhe garantimin e trajtimit për pacientët e COVID-19 të sëmurë rëndë," shtoi administrata.

 

Sipas saj, rregullatorët e barnave do të mbikëqyrin me kujdes pajisjen për të garantuar sigurinë e saj.