Vëllimi i transportit hekurudhor të Kinës u rrit me 4.7 për qind në 2022-shin
2023-01-05 17:35:10

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vëllimi i dërgesave të mallrave hekurudhore të Kinës arriti në 3.9 miliardë tonë në 2022-shin, 4.7 për qind më shumë nga viti në vit, sipas operatorit kombëtar hekurudhor.

Të dhënat nga “China State Railway Group Co., Ltd.”, cituar nga “Xinhua”, treguan se nga shërbimet e ngarkesave hekurudhore u grumbulluan 478.6 miliardë juanë (rreth 69.23 miliardë dollarë amerikanë) vitin e kaluar. Rreth 4100 km linja të reja hekurudhore u vunë në punë në vitin 2022 në Kinë dhe mbi gjysma e tyre ishin hekurudha me shpejtësi të lartë.

Këtë vit, operatori kombëtar hekurudhor pret që udhëtimet e pasagjerëve të rriten mbi 67 për qind nga ai i vitit 2022 dhe vlerëson se të ardhurat e përgjithshme të transportit në përgjithësi do të kthehen në nivelin para epidemisë. Mbi 3000 km linja të reja hekurudhore do të vihen në shërbim në vitin 2023, me 2500 km hekurudha me shpejtësi të lartë. (Elona)