Kina heq sistemin e regjistrimit për autorizimin e tregtisë së jashtme
2023-01-05 17:09:10

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Autoritetet tregtare të Kinës kanë anuluar kërkesat e regjistrimit për bizneset e përfshira në aktivitete të tregtisë së jashtme nga 30 dhjetori 2022, pas një rishikimi të Ligjit të Tregtisë së Jashtme të vendit. Sipas Ministrisë së Tregtisë, autoritetet nuk do t'u kërkojnë më subjekteve të tregut të ofrojnë materiale regjistrimi të operatorëve të tregtisë së jashtme në aplikimin për licencat e importit dhe eksportit, certifikatat e regjistrimit të kontratave të importit dhe eksportit të teknologjisë, kuotat, kualifikimet tregtare në pronësi shtetërore dhe dokumente të tjera përkatëse, bën të ditur “Xinhua”.

Ndryshimi është një masë e rëndësishme reforme në menaxhimin e tregtisë së jashtme, bëri të ditur ministria.

Është një risi e rëndësishme institucionale për qeverinë që të promovojë liberalizimin e tregtisë. Sipas ministrisë, kjo do të ndihmojë në optimizimin e mjedisit të biznesit, lirimin e potencialit për rritjen e tregtisë së jashtme dhe promovimin e zhvillimit të tregtisë me cilësi të lartë. (Elona)