Kina do të zbatojë më tej mbrojtjen shëndetësore në fazat e hershme
2023-01-05 16:55:54

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina do të sigurojë më tej shërbime shëndetësore për grupet kryesore të cenueshme ndaj infeksioneve Covid-19 dhe do të zbatojë më mirë mbrojtjen shëndetësore dhe parandalimin e sëmundjeve në fazat e hershme. Masat e zbulimit të hershëm, identifikimit, ndërhyrjes dhe referimit do të hyjnë në fuqi për të parandaluar dhe reduktuar rastet e rënda, thuhet në një qarkore të publikuar nga mekanizmi i përbashkët i parandalimit dhe kontrollit të Këshillit të Shtetit kundër Covid-19, përcjell “Xinhua”.

Sipas qarkores, furnizimet e kujdesit shëndetësor që përmbajnë ilaçe dhe komplete testimi të antigjenit duhet t'u sigurohen grupeve të cenueshme, siç janë njerëzit në një moshë të shtyrë ose me kushte themelore shëndetësore dhe fëmijët në vështirësi.

Autoritetet vendore duhet të krijojnë task forca për transferimin dhe referimin e pacientëve të sëmurë rëndë dhe të rrisin kapacitetin e shërbimeve të ambulancës dhe linjave të shumta spitalore, thuhet në qarkore.

Llojet e ndryshme të institucioneve mjekësore në të gjitha nivelet duhet të caktojnë stafin përgjegjës për referimin e pacientëve, të thjeshtojnë procedurat e referimit për pacientët me sëmundje të rëndë dhe të përmirësojnë shërbimet e referimit të shpejtë për pacientë të tillë, theksohet në qarkore. (Elona)