Kryeministri kinez uron homologun laosian për marrjen e detyrës
2023-01-04 21:24:27

Kryeministri kinez Li Keqiang i dërgoi të martën një mesazh urimi homologut të vet laosian Sonexay Siphandone për marrjen e detyrës.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në mesazhin e tij, Li Keqiang-u u shpreh që Kina dhe Laosi janë vende fqinje mike. Me përpjekjet e përbashkëta, partneriteti i bashkëpunimit të gjithanshëm strategjik dypalësh është thelluar pandërprerë, duke u sjellë përfitime reale popujve të të dy vendeve. Kina u kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Laosin dhe është e gatshme të bëjë përpjekje të përbashkëta për të forcuar integrimin e strategjive të zhvillimit dhe bashkëpunimin me leverdi të ndërsjellë në fusha të ndryshme, për të arritur më shumë rezultate në ndërtimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta Kinë-Laos.