Galaja e Festës së Pranverës, përfundon prova e dytë
2023-01-04 17:39:15

foto nga CMG

foto nga CMG

Grupi Mediatik i Kinës përfundoi të martën provën e dytë për Galanë e Festës së Pranverës 2023. Me përmirësimin e mëtejshëm, numrat e programit janë bërë më të pjekur dhe lidhjet midis tyre më organike.

Me harenë e fatbardhësinë si motiv i përgjithshëm, galaja pasqyron temën e lumturisë, besimit dhe përpjekjeve, duke shprehur urimet për një vend të lulëzuar dhe një popull në paqe gjatë vitit të ri.

foto nga CMG

foto nga CMG

Arti dhe paraqitja skenike e kësaj galaje mishërojnë konceptin “Man Ting Fang”, që është emri i një modeli të poezisë klasike kineze, me kuptimin “oborri plot me lule”. Salla e shfaqjes është e zbukuruar për të mishëruar atmosferën e lumturisë (plot) në familjen e madhe kineze (oborr) me lule të larmishme. Në tavanin e sallës është vendosur një instalim në formë luleje me katër petale, që vjen nga skica simbolike e petaleve në enët qeramike të nxjerra nga rrënojat “Miaodigou” me histori prej 4800-6000 vitesh. Arkeologu i famshëm kinez Su Bingqi është i mendimit se enët me motive lulesh janë burimi i emrit kombëtar “Huaxia”, emri i lashtë i kombit kinez.

Në galanë e sivjetshme, lulja do të përdoret si simboli i dizenjimit të tërë mbrëmjes, jo vetëm në paraqitjen pamore, por edhe në logjikën e numrave të programit, që mishëron lulëzimin e gëzimin në Vitin e Ri, si dhe gjallërinë e këmbënguljen kudo në Kinë. (Wang Lei/ Artan)

foto nga CMG

foto nga CMG