Tregtia Kinë-Amerika Latine ka bërë hapa të mëdhenj përpara
2023-01-04 13:20:24

Pavijoni i Argjentines ne Panairin ne Shangai (Foto China Daily)

Pavijoni i Argjentines ne Panairin ne Shangai (Foto China Daily)

Në vitin 2022, bashkëpunimi midis Kinës dhe Amerikës Latine ka bërë hapa të mëdhenj përpara. Argjentina dhe Nikaragua iu bashkuan nismës “Një brez, një rrugë” të propozuar nga Kina dhe shifrat treguan se tregtia midis Kinës dhe Amerikës Latine arriti një rekord të lartë në 2021, shkruan “China Daily”.  

Të dhënat zyrtare treguan se tregtia e Kinës me vendet e Amerikës Latine në vitin 2021 arriti në 450 miliardë dollarë, 41 për qind më shumë në baza vjetore, ndër të cilat si importet ashtu edhe eksportet arritën nivelet më të larta rekord duke qëndruar përkatësisht në 222.58 miliardë dhe 229.01 miliardë dollarë. Kina mbeti partneri i dytë tregtar më i madh i rajonit.  

Ekspertët besojnë se bashkëpunimi i forcuar ka treguar elasticitet përballë pandemisë Covid-19, si dhe ka injektuar vitalitet dhe besim në rimëkëmbjen globale.  

Tregtia midis Kinës dhe Amerikës Latine ka pasur një zhvillim cilësor, pavarësisht nga pasiguritë në rritje si konfliktet gjeopolitike dhe rënia ekonomike, tha Zhou Zhiwei, një studiues i lartë në Institutin e Studimeve të Amerikës Latine në Akademinë Kineze të Shkencave Sociale.  

Ai theksoi se 2022-shi ishte një vit shumë produktiv pasi bashkëpunimi është forcuar në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë”, duke krijuar terrenin për bashkëpunim të mëtejshëm në tregti, infrastrukturë dhe fusha të tjera.  

Në shkurt, vëmendja u tërhoq nga lidhjet më të ngushta Kinë-Amerika Latine kur presidenti argjentinas Alberto Fernandez udhëtoi në Pekin për hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore dhe për të shënuar hyrjen zyrtare të vendit të tij në “Një brez, një rrugë”.  

Kjo lëvizje, me të dy vendet që festuan 50-vjetorin e lidhjeve diplomatike vitin e kaluar, do të hapte rrugën për bashkëpunimin në tregti, infrastrukturë, bashkëpunim kundër pandemisë, zhvillimin e gjelbër dhe ekonominë digjitale, tha Azhar Azam, analist tregu dhe biznesi.  

Kina ka bashkëpunuar me vendin e Amerikës Latine në rritjen e infrastrukturës së saj, një sektor për të cilin shumë analistë besojnë se kontinenti duhet të bëjë më shumë përpjekje.  

Me investime kineze dhe asistencë teknologjike, Argjentina ndërtoi një nga impiantet më të mëdha të energjisë diellore të Amerikës Latine, “Cauchari Solar Park”, në Jujuy. Pasi nisi zyrtarisht operimin tregtar, objekti në lartësinë më të madhe në botë u dha energji 160.000 familjeve. Impianti ishte parashikuar gjithashtu të gjeneronte 400 milionë dollarë fitime neto për krahinën. (Elona)