Policia: Vijon kthimi normal i qytetarëve në vendet e punës, shtohen masat në pikat kufitare
2023-01-04 14:30:19

Pika kufitare (Foto ATSH)

Pika kufitare (Foto ATSH)

Në të gjitha pikat e kalimit kufitar vijon kthimi normal i qytetarëve shqiptarë që erdhën në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit.

Policia Kufitare ka shtuar masat në të gjitha pikat e kalimit kufitar, për krijimin e lehtësirave për të gjithë shtetasit shqiptarë që kthehen në vendet e tyre të punës dhe për qytetarët që udhëtojnë për qëllime të ndryshme.

Sipas Policisë së Shtetit, masat janë të koordinuara me homologët në pikat tokësore, me qëllim pasjen e një lëvizjeje të njëtrajtshme në të dyja anët e kufirit, bën të ditur “ATSH”.

Policia Kufitare, në të gjitha pikat e kalimit, ka shtuar sportele në dalje të Republikës së Shqipërisë, me qëllim shmangien e radhëve të gjata dhe krijimin e lehtësirave për të gjithë shtetasit.

Në të gjitha pikat e kalimit kufitar vijon lëvizja normale dhe nuk janë krijuar radhë apo vonesa për qytetarët dhe automjetet që qarkullojnë në të dyja anët e kufirit. (Elona)