Sondazhi i CGTN-it: Kina ka marrë përsipër përgjegjësinë e vet në luftën globale kundër COVID-19
2023-01-04 21:16:33

Në një sondazh të fundit të kryer nga Instituti i Studimit të Politikave i CGTN-it dhe Instituti Kinez i Opinionit Publik në Universitetin Renmin të Kinës, 56.2 për qind e pjesëmarrësve globalë mendojnë se Kina ka luajtur një rol vendimtar në luftën globale kundër COVID-19 dhe thanë se u ka bërë përshtypje dhurimi nga Kina i vaksinave dhe materialeve të tjera antiepidemike vendeve të tjera. Këtë pikëpamje e kanë 71.36 për qind e të pyeturve nga Afrika.

Foto:CGTN

Foto:CGTN

Sondazhi përfshin 41 vende dhe rajone të mbarë botës. 51.4 për qind e të pyeturve besojnë se vendet me forcë më të madhe të gjithanshme kombëtare duhet të marrin përgjegjësitë ndërkombëtare në përputhje me forcën kombëtare të tyre dhe thanë se Kina ka bërë një punë të mirë në këtë drejtim. Gjithashtu, 66.6 për qind e pjesëmarrësve të rinj globalë thanë se presin që Kina të luajë një rol më të madh në qeverisjen globale.

Që nga shpërthimi i epidemisë, Kina ka punuar shumë për t’i bërë vaksinat e COVID-19 një produkt publik global dhe ka dhënë vazhdimisht ndihmë me vaksina për vendet më pak të zhvilluara.

Deri në maj 2022, Kina i dhuroi programit COVAX 100 milionë dollarë për t'u shpërndarë vaksina vendeve në zhvillim, dhe dërgoi gjithashtu grupe ekspertësh mjekësorë në 34 vende, duke ndarë përvojën e vet në reagimin ndaj epidemisë me mbi 180 vende e organizata ndërkombëtare.

Kina u ka dhënë deri tani materiale antiepidemike 153 vendeve dhe 15 organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë 2.2 miliardë doza të vaksinave të COVID-19. Masa të tjera përfshijnë dhënien e 2 miliardë dollarëve ndihmë ndërkombëtare nga Kina për vendet në zhvillim për përballimin e ndikimit të COVID-19.