Liqeni Hulun i Kinës veriore, dikur në rënie, rritet në madhësi
2023-01-04 14:39:44

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

Liqeni i katërt më i madh i Kinës me ujëra të ëmbla në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme ka regjistruar zgjerim të zonës ujore, rimëkëmbje të ekologjisë së ligatinave dhe përmirësim të biodiversitetit, falë përpjekjeve të shtuara të ruajtjes gjatë viteve, bën të ditur “Xinhua”.

Sipërfaqja ujore e liqenit Hulun është zgjeruar në 2244.3 km katrorë, një rritje prej afro 500 km katrorë nga një dekadë më parë, sipas Administratës Kombëtare të Rezervatit Natyror të Liqenit Hulun në qytetin e Hulun Buir. Vëllimi i ujit të liqenit, ndërkohë, ka arritur në 13.97 miliardë metra kub, një nivel gati rekord, njoftoi administrata.

Ekologjia ligatinore e liqenit, dikur në rënie, është rikuperuar gradualisht dhe biodiversiteti në zonë ka vazhduar të përmirësohet. Që nga viti 2016, numri i llojeve të shpendëve të regjistruara në zonë është rritur nga 333 në 345 dhe numri i llojeve të gjitarëve është rritur nga 35 në 38.

nga VCG

nga VCG

Liqeni Hulun luan një rol të rëndësishëm në sigurinë ekologjike të kullotave në Kinën veriore. Ai u përfshi në listën e ligatinave të rëndësishme ndërkombëtare në vitin 2002.

Megjithatë, vitet e thatësirës dhe aktiviteti i tepërt njerëzor çuan në tkurrjen e liqenit dhe ligatinave përreth, të kombinuara me një rënie të popullsisë së kafshëve të egra. Për të mbrojtur më mirë liqenin Hulun, Mongolia e Brendshme ka intensifikuar një sërë masash vitet e fundit, të tilla si rritja e mbrojtjes ekologjike të livadheve, përmirësimi i strukturës industriale dhe rivendosja e ekosistemit ligatinor.

Në vitin 2021, qyteti i Hulun Buir filloi zbatimin e një plani pesëvjeçar, me një investim prej mbi 1.1 miliardë juanësh (158 milionë dollarë amerikanë), për mbrojtjen ekologjike dhe mjedisore në pellgun e liqenit Hulun. (Elona)

nga VCG

nga VCG