Parqet e Pekinit regjistrojnë afro 1.48 milionë vizitorë gjatë festës së Vitit të Ri
2023-01-04 14:01:21

Parqet e Pekinit pritën gati 1.48 milionë vizitorë gjatë festës treditore të Vitit të Ri që përfundoi të hënën. Sipas Administratës së Parqeve të Pekinit, 25 parqe në Pekin, duke përfshirë Pallatin Veror dhe Parkun Beihai, kanë nisur aktivitete argëtuese në akull dhe borë, bën të ditur “Xinhua”.

Këtë vit, sheshi i akullit i Pallatit të Verës hapi një sipërfaqe prej 350.000 metrash katrorë, që mund të mbajë deri në 4 mijë njerëz në të njëjtën kohë.

Përveç aktiviteteve në akull dhe dëborë, ekspozita të ndryshme të mbajtura në parqe u ndoqën gjithashtu nga vizitorët.  (Elona)