Ministria e Jashtme dënon kufizimet ndaj udhëtarëve kinezë
2023-01-03 19:45:26

Foto: VCG

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, Mao Ning, theksoi në një konferencë shtypi të martën se është e papranueshme që disa vende kanë miratuar kufizime hyrëse vetëm për udhëtarët nga Kina, pasi një mase të tillë të kontrollit të epidemisë i mungon arsyeja shkencore.

“Ne e kundërshtojmë me vendosmëri praktikën e manipulimit të masave të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë për të arritur qëllimet politike dhe do të marrim masat përkatëse sipas parimit të reciprocitetit,” tha Mao. (Çang Çuo)