Presidenti kinez uron homologun brazilian për marrjen e detyrës
2023-01-03 11:04:58

Foto:VCG

Foto:VCG

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të hënën një mesazh urimi Luiz Inacio Lula da Silvas për marrjen e detyrës së presidentit të Republikës Federative të Brazilit.

Në mesazhin e tij, Xi Jinping-u vuri në dukje se Kina e Brazili janë vende të mëdha në zhvillim me ndikim global dhe tregje të reja të rëndësishme.

Të dy vendet janë partnere të gjithanshme strategjike që kanë mjaft interesa të përbashkët dhe kanë marrë përsipër përgjegjësi të përbashkëta zhvillimi, shtoi Xi.

Që nga vendosja e lidhjeve diplomatike 48 vjet më parë, marrëdhëniet dypalëshe kanë pasur një zhvillim të qëndrueshëm e të thellë falë përpjekjeve të përbashkëta të të dy vendeve dhe janë bërë gjithnjë e më të pjekura e dinamike, tha kreu i shtetit i Kinës. Sipas tij, marrëdhëniet kino-braziliane janë bërë një model i marrëdhënieve ndërmjet vendeve të mëdha në zhvillim, duke pasur përmbajtje të pasur dhe perspektiva të gjera.

Xi theksoi gjithashtu se i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Brazil. Ai u shpreh i gatshëm të punojë me presidentim Lula që të dy vendet të vazhdojnë të mbështesin fuqimisht njëri-tjetrin në ndjekjen e një rrugë zhvillimi në përputhje me kushtet e tyre kombëtare, të respektojnë interesat thelbësore të njëri-tjetrit, të nxisin bashkëpunimin konkret e të forcojnë bashkërendimin shumëpalësh, duke udhëhequr ngritjen e partneritetit dypalësh në një nivel më të lartë nga një perspektivë strategjike dhe afatgjatë, për të sjellë më shumë përfitime për të dy vendet dhe popujt e tyre.(Artan)