Politika e re e pagave për 2023-shin, mjekët dhe arsimtarët rritje me 6%
2023-01-03 14:03:02

 Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Mjekët dhe mësuesit do të përfitojnë gjatë 2023-shit rritje pagash prej 6%. Kjo rritje do të hyjë në fuqi në korrik të këtij viti, ndërsa do të përfitojnë rreth 19 mijë mjekë, infermierë dhe profesionistë që ofrojnë shërbimin në sistemin shëndetësor parësor dhe spitalor, gjithashtu edhe në institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë ku bëjnë pjesë profesionistë të shëndetësisë, sikurse janë epidemiologët apo punonjësit e shëndetit publik, bën të ditur “ATSH”.

Nga ky vendim përfitojnë edhe 36.700 punonjës mësimorë, mes të cilëve për herë të parë edhe punonjësit psiko-socialë dhe punonjësit e sigurisë.

Po ashtu do të përfitojnë edhe punonjësit e arsimit profesional, arsimit parashkollor, qendrave kulturore të fëmijëve dhe konvikteve.

Foto:VCG

Foto:VCG

Konkretisht, nga miratimi i këtij vendimi përfitojnë rreth 30.200 mësues, rreth 790 punonjës psikologë, punonjës socialë dhe oficerë sigurie, rreth 1300 punonjës të arsimit profesional në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe rreth 4410 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, qendrave kulturore të fëmijëve dhe të konvikteve shkollore, në varësi të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Efekti financiar i rritjes së pagave për mjekët dhe infermierët dhe shpërblimeve është rreth 10 milionë dollarë dhe i shtrin efektet nga data 1 korrik 2022. (Elona)