Fondacioni i Kryqit të Kuq Kinez merr donacione prej 1.1 miliard juanësh në vitin 2022
2023-01-03 11:43:24


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Fondacioni i Kryqit të Kuq Kinez mori mbi 1.11 miliardë juanë (rreth 161 milionë dollarë amerikanë) në vitin 2022.

Fondacioni shpenzoi 1.19 miliardë juanë për bamirësi vitin e kaluar, sipas statistikave të publikuara në një mbledhje të këshillit të fondacionit, cituar nga “Xinhua”.

Deri tani, fondacioni ka dhënë donacione me vlerë mbi 10 miliardë juanë. Dokumenti vuri në dukje se vitin e kaluar, fondacioni bëri përparime të reja në ndihmën humanitare, duke përfshirë ndihmën e mbi 11.000 fëmijëve me leucemi ose sëmundje kongjenitale të zemrës, trajnimin e rreth 45.000 mjekëve dhe pediatërve ruralë dhe dhënien e ndihmës për 298 familje të dhuruesve të organeve.

Aftësia në shpëtim dhe ndihmë emergjente gjithashtu u përmirësua shumë. Dokumenti thotë se janë instaluar mbi 2700 grupe pajisjesh multifunksionale të ndihmës së parë në vend. (Elona)