Transporti ujor në Kinë u rrit me 4.3 për qind në periudhën janar-nëntor
2023-01-03 13:19:31

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Transporti ujor në Kinë vazhdoi zgjerimin e qëndrueshëm në periudhën janar-nëntor 2022, me vëllimin total të mallrave që u rrit me 4.3 për qind nga viti në vit, treguan të dhënat zyrtare.

Gjithsej 7.8 miliardë tonë mallra u transportuan përmes rrugëve ujore në vend gjatë kësaj periudhe, citon “Xinhua” Ministrinë e Transporteve.

Vetëm në nëntor, rrugët ujore të Kinës trajtuan 760 milionë tonë ngarkesë, njoftoi ministria.

Në periudhën janar-nëntor, provinca Liaoning e Kinës Verilindore udhëhoqi zgjerimin midis rajoneve të nivelit provincial, duke raportuar një rritje nga viti në vit prej 26.8 për qind, e cila u pasua nga provinca Hubei e Kinës Qendrore dhe provinca Hainan e Kinës Jugore zbuluan të dhënat. (Elona)